Lajme

Ministri i Jashtëm italian: Perëndimi duhet të reflektojë për gabimet e bëra në Afganistan

08/17/2021 22:11
nga:Y I

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio ka reaguar pasi talebanët kanë marrë nën kontroll të plotë Afganistanin.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Jashtëm të BE-së, Di Maio është shprehur se perëndimi duhet të reflektojë mbi gabimet e bëra, duke shtuar se është e domosdoshme që të përcaktohet një strategji e përbashkët për mbrojtjen e afganëve.

“Ne nuk mund ta përjashtojmë veten. Perëndimi duhet të reflektojë për gabimet e bëra në ndërhyrjen 20-vjeçare në Afganistan. Është e nevojshme që të përcaktohet një strategji e përbashkët, përparësi duhet të jetë mbrojtja e civilëve dhe siguria e afganëve”, tha Di Maio.

Gazetarja afgane i drejtohet shefit të NATO-s me lot në sy: Po kthehemi 20 vjet mbrapa!