Nesër në Kosovë do të vijnë për vizitë zyrtare Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonia Tajani dhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, raporton Gazeta Blic.
Burime brenda MPJ kanë bërë të ditur për Gazeta Blic se delegacioni i dy ministrave arrin në Kosovë në ora 15:00 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, derisa kthimi i tyre do të bëhet po të njëjtën ditë.
Në delegacion janë 4 zyrtarë për siguri të cilët posedojnë armë brezi. Aprovimi për armëmbajtje është dhënë nga MPB./Gazeta Blic/


