Lajme

Ministri i Jashtëm i Iranit zbarkon në Bejrut

10/04/2024 10:41
nga:Sh R

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, thuhet se ka zbarkuar në Bejrut.

“Një aeroplan iranian është ulur në aeroportin ndërkombëtar Rafik Hariri me ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi në bord”, tha agjencia kombëtare libaneze e lajmeve për vizitën e parë të një zyrtari të lartë iranian që nga sulmi izraelit që vrau shefin e Hezbollahut Hassan Nasrallah në Bejrut javën e kaluar, shkruan The Guardian.

Araghchi do të takohet me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit Nabih Berri.

Vrasja e Nasrallah ishte një goditje e madhe për Iranin, i cili e konsideron Hezbollahun, grupin militant libanez që e ka financuar dhe trajnuar, si aleatin e tij më të afërt dhe më të gjatë. Irani është mbështetur te Hezbollahu si një pengesë kryesore për parandalimin e sulmeve të drejtpërdrejta ndaj vendit të tyre nga Izraeli.