Ministri i Jashtëm i Greqisë anuloi fazën e parë të vizitës së tij në Libi vetëm pak çaste pasi zbarkoi në Tripoli të enjten.
Nikos Dendias, ishte në një udhëtim me dy pjesë për të takuar administratën perëndimore rivale të Libisë në kryeqytet dhe administratën me bazë në lindje në qytetin e Bengazit.
Por ai nuk pranoi të zbriste nga avioni i tij në Tripoli kur homologia e tij, Najla Mangoush, erdhi në aeroport për ta përshëndetur. Në vend të kësaj, Dendias fluturoi për në Bengazi përpara afatit.
Dendias më herët ka kërkuar që të pritet nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të Libisë, Mohamed Younis Menfi dhe se askush tjetër nuk do të duhet të ishte i pranishëm në takim, raportoi shtypi grek.
Ministria e Jashtme greke e cilësoi incidentin si shkelje të protokollit dhe kushteve të dakorduara për vizitën.
Në një deklaratë të shkurtër, Athina dënoi masën dhe premtoi të hakmerret “me masat e duhura diplomatike”, shkruan Euronews.


