Lajme

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci vizitoi të dëmtuarit nga reshjet e breshërit

07/03/2021 18:51
nga:M K

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot gjatë ditës fshatrat Vidimriq, Çabër dhe Kushtovë në Komunën e Mitrovicës dhe Zubin Potokut.

Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës Ekrem Sadiku, Ministri Faton Peci vizitoi fermerë të kësaj zone të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga reshjet e fundit të breshërit.

Gjatë kësaj vizite Ministri Faton Peci i njoftoi fermerët dhe kultivuesit e kësaj zone se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.

Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore.

Ministri Faton Peci i njoftoi të pranishmit se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro.