Lajme

Ministri i Brendshëm ukrainas në mesin e 16 personave që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në Kiev

01/18/2023 09:46
nga:Lorik J

16 persona janë vrarë, përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në një periferi lindore të kryeqytetit Kiev.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve nga ky aksident fatal, raporton BBC, përcjell GazetaBlic.

Ministri, Denys Monastyrskiy, ishte me tetë të tjerë në helikopter. Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, thanë zyrtarët, kur helikopteri u rrëzua në periferi të Brovary.

Një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u larguan nga ndërtesa. Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

/GazetaBlic

Rrëzohet helikopteri pranë një çerdheje në Ukrainë