Lajme

Ministri gjerman i Mbrojtjes nesër takim edhe me kryeministrin Kurti

02/04/2024 21:58
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti të hënën do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Zyra e Kurtit njofton se takimi mbahet në orën 12:30 në Ndërtesën e Qeverisë.

Boris Pistorius do të zhvillojë takim nesër edhe me presidenten Osmani.

Pas takimit do të ketë konferencë për media, ka njoftuar zyra e presidencës.

Takimi mes Osmanit dhe Pistorius do të nis në ora 11:00, është thënë në njoftim.