Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, konfirmoi se qeveria gjermane synon të rrisë buxhetin e mbrojtjes ushtarake me dy miliardë euro shtesë.
Ai gjithashtu theksoi se “një pjesë e madhe e fondeve” do të dërgohen në Ukrainë.
“Deklaratat në media janë të vërteta: ndryshimet në buxhet do të rrisin fondet për forcimin e forcave për dy miliardë euro. Fondet do të dërgohen kryesisht në Ukrainë. Kancelari Olaf Scholz e ka kërkuar këtë për një kohë të gjatë,”ka shkruar Lindner në Twitter.


