Lajme

Ministri Elbert Krasniqi takon Senatoren italiane, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Itali

3 vite më parë
nga:Y I

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, është takuar sot në Itali me Donatella Conzatti, Anëtare e Senatit të Republikës së Italisë, shkruan Gazeta Blic.

Krasniqi thekson se me Conzattin kanë biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Njoftimi i plotë:

?? ?? Sot, në kuadër të Festivalit të Ekonomisë në Trento, kisha kënaqësi ta takoja znj. Donatella Conzatti, Anëtare e Senatit të Republikës së Italisë.

?Gjatë bashkëbisedimin tonë, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.