Lajme

Ministri Elbert Krasniqi dërgon mbi 2 milionë euro projekte, në 17 komuna të Kosovës!

09/01/2021 13:09
nga:N M

Mbi dy milionë euro do të jenë projektet që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do t’i ndajë në projekte për 17 komuna të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Blic.

Kjo u bë e ditur nga ministri Elbert Krasniqi.

Këto mjete do të shpenzohen në financim të projekteve komunale për zhvillim zhvillim të infrastrukturës Socio-Ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë nga ministri Krasniqi:

MAPL mbështet komunat në 24 projekte me mbi 2 milion euro

Sot kam nënshkruar 17 marrëveshje me Komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është financimi i projekteve komunale për zhvillim të infrastrukturës Socio-Ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.