Sporti

Ministri Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

07/28/2023 12:37
nga:E K

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke theksuar se Kosova është kandidate serioze.

Kosova synon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe një gjë e tillë pritet të ndodh pas tashmë kanë filluar vizitat e para nga Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Ky komision kryesohej nga presidenti Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis.

Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim.

Postimi i Hajrulla Çeku:

Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Po punojmë me përkushtim të plotë që në vendin tonë të organizojmë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë. Programi i Lojërave Mesdhetare përmbanë 24 sporte dhe pjesëmarrje të afër 5000 sportistëve.

Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim.

Çka përfiton Kosova me organizimin e Lojërave Mesdhetare?

Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare

Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror

Infrastrukturë fizike të modernizuar

Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv

Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend.