Në një konferencë së bashku me kryeministrin Kurti, Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku është deklaruar për disa tema të ndryshme.
Ndër të tjera, ai foli edhe për procesin e lincencimit të në cilin po kalon edhe Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ka pasur debate e diskutime të mëdha ditëve të fundit, madje edhe me eskalim të tyre në studio televizive.
“Procesi i licencimit është duke vazhduar, deri më tash janë licencuar 9 federata. FFK është njëra nga 15 federatat e tjera që janë në procedurë. Komisioni është duke i vlerësuar dhe dërguar komentet e nevojshme për plotësimet dhe dokumentet e kërkuara. Me këtë dinamikë që po shkojmë, besoj që deri tek pjesa e parë e vitit do të mbyllet komplet procesimi i licencimit të federatave“, tha Ministri Çeku.
/GazetaBlic Sport/


