Lajme

Ministri britanik për Evropë e quan të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, kërkon hetim të plotë

11/30/2024 22:38
nga:Y I

Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje.

Ai ka lavdëruar punën e organeve për sanimin e dëmit.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.”, tha ai.