Lajme

Ministri austriak bën thirrje për vigjilencë në veri: Kosova po vepron me kujdes e në mënyrë pozitive

09/28/2021 12:51
nga:M K

Ministrin i Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, ka folur për gjendje në veri pas takimit me homologun kosovar Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar se është duke u bërë rruga e saktë nga institucionet kosovare në këtë situatë.

“Operacioni politik bëhet në vigjilencë të shtruar dhe kam lutur që të vazhdohet në këtë mënyrë pasi detyra e policëve është e vështirë”.“… ne po krijojmë qartësi për të ardhmen e Kosovës dhe për këtë projekt nevojiten partnerë mirëpo në njërën anë është duke u zbatuar aksioni në mënyrë pozitive, ndërsa ku po zhvillohen protesta”.

“Pala kosovare po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë, prandaj mendoj unë që ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe jo e shpejtë”.

Nehammer tha se Kosova është partner konstruktiv i Austrisë.

“Për mua personalisht është nder që jam këtu, Kosova është për Austrinë një partner i qenësishëm nëse bëhet fjalë për të luftuar krimin dhe trafikimin. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim ta zhvillojmë edhe në nivelin e Policisë edhe më tej”.

“Përpos kësaj kemi biseduar edhe për gjendjen e migrimit që është sfidë për Austrinë, e ftova Qeverinë e Kosovës së bashku me kryesuesin slloven të këshillit që ta organizojmë së bashku një konferencë të rikthimit”. /EO/