Lajme

Ministri Arben Vitia vaksinohet me Astra-Zeneca

07/08/2021 11:20
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

Në qendrën e studentëve, “1 Tetori” Vitia në prani të mediave pranoi vaksinën e llojit Astra-Zeneca, përcjell GazetaBlic.

Pas marrjes së vaksinës, ai pritet edhe t’u drejtohet mediave, nëpërmjet të cilave do t’iu bëjë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, si mënyrë e vetme për ta mposhtur virusin dhe variantet e tij.

Vaksinohet ministrja Nagavci, thirrje punëtorëve arsimorë që ta bëjnë të njëjtën gjë

/GazetaBlic/