Lajme

Ministri Aliu tregon arsyen pse mungoi në komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike

02/27/2024 14:31
nga:N K

Ministri i Mjedisit, i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se arsyeja pse s’ka mundur të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka qenë agjenda e ngarkuar.

Ai shkroi se për këtë ka njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit.

Aliu ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të komisionit.

“Kam njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, që për shkak të agjendës së ngarkuar me punë, sot do e kem të pamundur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit. Pjesëmarrjen në këtë komision e shoh si detyrë të rëndësishme në angazhimin tim publik dhe politik, në këtë drejtim rikonfirmoj gatishmërinë time për të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni posa të koordinohemi të dyja palët bashkë”, ka shkruar Aliu në Facebook.