Lajme

Ministri Aliu: Punimet për ndërtimin e urës së Badovcit do të fillojnë shumë shpejtë

07/06/2024 09:53
nga:Y I

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, për FrontOnline, ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Badovc.

“Do të fillojmë me punimet më shpejt’’, thotë ai.

Aliu, thotë se ka qenë dashur me u rivitu projekti, duke treguar se ishte në pritje të një përgjigje për këtë çështje dhe se shprehet se është nxitur nga thirrja jonë për të pyetur departamentin për këtë çështje.

“U dashtë me u revidu projekti. Unë i porosita, se kur thirre ti unë isha në pritje të përgjigjies, sepse ti më thirre dhe më nxite që edhe unë me thirrë dhe me pyet depertmanetin’’ shprehet ai.