Lajme

“Ministrave po ua jep fjalën të flasin sa të duan, të tjerëve jo”

07/21/2021 14:23
nga:N M

Deputeti nga PDK-ja, Bedri Hamza, i tha nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit, që sipas tij e ka vendosur një praktikë, që “ministrave t’ua japë fjalën të flasin sa të duan, dhe të tjerëve jo”.

“Replikë ka dy minuta, kur ka kundër replikë është 1 minutë”, tha Hamza në seancën e sotme që po vazhdon me pikat e papërfunduara gjatë së hënës.

Ndërsa Bogujevci ia ktheu duke i thënë ‘jam e vetëdijshme për pjesën e rregullores në çështjen e replikave’.
“Nuk e di ku kam gabuar por ashtu ka qenë. Në respektim të fjalës së secilit, në shumicën e rasteve ua kam mundësuar ta përfundojnë fjalën. Më vjen keq por nuk e di ku bëra shkelja në këtë rast, në dy kundër replika, nga 1 minutë për secilën”, tha tutje Bogujevci.

Qeveria mban mbledhje online, këto janë vendimet që mori