Ministrat dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të marrin paga me rritje në fund të këtij muaji.
Pagat e tyre do të rriten për 82 euro.
Nga 1 mijë e 722 euro paga e tyre shkon në 1 mijë e 804 euro nga janari i këtij viti.
Pagat e tyre rriten pasi koeficienti i pagave për këtë vit është rritur në 110 euro nga 105 sa ishte në vitin e kaluar.