Lajme

Ministrat qohen në këmbë para Kurtit, sikur para “mësuesit”

06/30/2021 15:02
nga:N M

Kabineti qeveritar ka pritur në këmbë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti teksa ai po hynte në sallën ku po mbahet mbledhja e 18-të e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje, është duke u prezantuar puna dhe vendimet që janë marrë nga Qeveria e Kosovës në 100 ditët e para, prej se kanë marrë pushtetin.

Para se mbledhja të fillonte, të gjithë ministrat janë ngritur në këmbë.

Mbledhja filloi me fjalën e kryeministrit i cili bëri të ditura disa nga vendimet që janë marrë gjatë këtyre ditëve të qeverisjes.

Kurti: Qeverisja 100 ditore shumë e sukseshme, Pandemia është menaxhuar shumë mirë