Lajme

“Ministër propaganda”/ Bajrami i reagon Muratit: Shifra të pasakta, në qeveri të matet puna, jo fjalët

03/31/2024 13:06
nga:G B

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministri të financave, Hekuran Murati, i cili tha se këtë vit ka “boom” të investimeve kapitale, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur ministër propaganda Muratin, derisa i ka th♪7në se i ka shifrat e pasakta.

Postimi i saj i plotë:

Minister propaganda,

Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%.

Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë.

Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët.