Lajme

“Ministër, pije edhe ndonjë kafe, ndoshta kthjellesh më shumë”, Vlora Dumoshi “thumbon” ministrin Vitia

05/14/2021 17:04
nga:M K

Ish-ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, ka thumbuar ministrin aktual të shëndetësisë, Arben Vitinë, pas ngjarjeve të sotme që krijoi reagime të shumta tek opinioni publik.

Dumoshi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar me Vitinë, duke iu drejtuar me fjalët: “pije edhe ndonjë kafe, ndoshta kthjethell më shumë”, pasi ministri i MSH-së, u pa në një nga kafiteritë e kryeqytetit kur radha e pleqve që pritnin për t’u vaksinuar afër sallës “1 Tetori” ishte në kulm, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

O Minister pije edhe naj ☕️ ndoshta kthjellesh ma shume, dhe e sheh se cfare katrahure ka kriju keqmenaxhimi yt kundrejt pandemise.
Kryetari Mustafa dikur thoshte “ata qe e kane leshuar kosen gjere, ne fund do t’i prejne kembet e veta.” Ashtu duket sot. Pas renjes nga skelet fiktive te propagandes, kjo qeveri del e pa afte per te menaxhuar me pandemine. Fatkeqsisht, pasojat po i vuajne te gjithe qytetaret e Kosoves.

LEXO EDHE:

Emrat e tetë anëtarëve të rinj të KQZ-së të emëruar nga presidentja Osmani

/GazetaBlic/