Anglia ka dështuar të marrë 3 pikë ndaj Skocisë.
Ndeshja kryesisht u dominua nga “Tre Luanët” por anglezët nuk arritën të konkretizojn dominimin në gol, shkruan GazetaBlic Sport.
Rastin më të mirë në ndeshje e pati Stones i cili goditi shtyllën në minutën e 11’të të takimit.
Me këtë rezultat, Anglia ndodhet në pozitën e dytë me 4 pikë në grupin D aq sa ka edhe Çekia e cila ndodhet e para, kurse Skocia është e fundit me 1 pikë aq sa ka edhe Kroacia që ndodhet në pozitën e 3’të.
Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi anglez, Mings.
“Sigurisht zhgënjyese sepse ne e dimë që mund të luajmë më mirë. Gjëja e rëndësishme për ne si mbrojtës dhe si një ekip që shkon përpara në turne, ne mbajtëm një tjetër portë të paprekur dhe kjo është pozitive”, tha Mings.
/GazetaBlic Sport


