Lajme

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, s’u janë ekzekutuar ende pagat e qershorit

07/12/2023 12:30
nga:Mergim Rreci

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, meqë ende nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit qeshor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka thënë se vonesa e pagave s’është arsyeja e vetme e daljes në grevë, derisa ka pretenduar se po ka edhe keqmanaxhim në këtë ndërmarrje,

“Po, kjo është e vërtetë, minatorët janë në grevë për shkak se pagat e muajit qershor nuk kanë dalë. Ka vonesa në paga edhe arsyeja kryesore është kjo, por ka edhe arsye tjera, siç janë mungesa e kushteve”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse u është dhënë ndonjë arsyetim për vonesat në paga, Ibrahimi ka thënë se arsye është mungesa e mjeteve.

“Arsyeja është mungesa e mjeteve financiare në llogari. Prodhimi ka nis me ngec për shkak të keqmenaxhimeve që po bëhen këtu dhe normal financat nuk po realizohen sipas nevojave”, ka thënë Jonuzi për Express.