Lajme

Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, shkak rrogat

08/10/2023 13:53
nga:Sh R

Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve.

Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje, KlanKosova.tv

Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.