Lajme

Minatorët e Artanës e ndërpresin grevën

1 vitë më parë
nga:N K

Minatorët kanë ndërprerë grevën dhe i janë kthyer punës. Kështu bëhet e ditur përmes llogarisë “Trepça sh.a” në rrjetin social Facebook.

Në njoftimin e tyre duhet se ky është “vendim i mençur dhe shumë i drejtë”.

“Minatorët e Artanë dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i menqur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”, thuhet në njoftim.