Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet këtë të enjte, ku edhe ka treguar pikat e rendit të ditës.
Sipas saj, në këtë seanca do të shqyrtohet projektligji për Këshillin Prokuroial të Kosovës.
Ajo është pyetur edhe për rastin e drejtoreshës së shkollës në Gjakovë, ku kishte vendosur shenjë së ndalohet bartja e shamisë gjatë vijimit të mësimit.
“Ne si VV e kemi thënë qasjen tonë edhe për këtë por edhe për Kodin Civil e ku janë të garantuara të drejtat themelore të njeriut. Rasti në Gjakovë mund të evitohej … si veprim ishte i nxituar i takon MASHT të merret me këtë …”, ka thënë ajo.