Deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka ritheksuar orientimin e Kosovës drejt vlerave dhe parimeve të Bashkimit Evropian.
Ajo ka shpërndarë disa foto në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter përmes të cilave shfaqi reagimet në Serbi dhe Kosovë pas fillimit të agresionin rus në Ukrainë një muaj më parë.
Kusari shkroi se vendi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në aleancë strategjike me ShBA-të dhe BE-në, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Nga ana tjetër, Kusari tha se Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë përkrah Rusisë edhe pas sulmit të kësaj të fundit në Ukrainë.
“A ka dikush ndonjë vështirësi të vogël për të kuptuar se cili nga dy vendet është pro vlerave dhe parimeve të Bashkimit Evropian? Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në aleancë strategjike me ShBA dhe BE përkundër Serbisë që është pro Rusisë me gjithë bindje, pra, ju lutem kuptoni këtë DREJT”, shkroi Kusari në Twitter.
Does anyone have a slight difficulty understanding which of the two countries is Pro #EuropeanUnion values and principles? #Kosova has and will always be in strategic alliance with #USA?? and #EU?? vs #Serbia who’s Pro #Russia?? in all conformity So, please understand it RIGHT! pic.twitter.com/EICJr74R6l
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) March 25, 2022


