Pa vendim pozitiv ka qenë sot mbledhja e dytë e Grupit Punues për Vizat, derisa shtetet nuk kanë pasur konsensus për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë e bëri të ditur Presidenca çeke njoftoi se është diskutuar propozimi për ta lidhur liberalizimin e vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, që ndodh në nëntor të 2023-s, por nuk ka pasur konsensus.
“Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian e ka mbajtur diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovës nën Presidencën Çeke. Shtetet anëtare diskutuan propozimin e Presidencës rreth kërkesës për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS”, thuhet në deklaratën të Presidencës çeke.
“Përgjatë një diskutimi të gjatë, nuk është arritur konsensusi. Shtetet anëtare, sidoqoftë, kanë bërë progres të dukshëm në negociata. Presidenca do t’u kthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të provojë që sa më shpejt ta përfundojë punën në këtë çështje të rëndësishme”, thuhet tutje në deklaratën të Presidencës çeke.
Lidhur me këtë, ish ministrja e Integrimeve dhe sh-konusllja e Kosovës në Strabsurg, Mimoza Ahmetaj, thotë për Gazeta Blic se sistemi ETIAS është vetëm shkak, por që shkaku i vërtetë është përgjigja negative ndaj Qeverisë dhe sjelljes së saj ndaj këshillave të komunitetit ndërkombëtar.
“ETIAS është shkas, shkaku i vërtetë është përgjigja negative ndaj Qeverisë dhe sjelljes së saj me proceset që Kosova është duke kaluar the qasjen destruktive ndaj këshillave të komunitetit ndërkombëtar, thotë ajo.
Ahmetaj vlerëson se ky vendim nuk është i drejtë për qytetarët por është çmimi që ne e paguajmë.
“Sigurisht që ky vendim nuk është i drejtë ndaj qytetarëve tanë, por ky është çmimi që ne e paguajmë”, thekson ajo për Gazeta Blic.
Ish ministrja shpreson që të kemi shpejt zgjedhje dhe qeveri të re, pasi sipas saj Kosova është kthyer prapa dhe vizat janë vetëm hapi i parë.
“Uroj të kemi shpejt zgjedhje që do të sjellin një establishment të ri në qeverisje sepse Kosova është kthyer shumë prapa dhe vizat janë hapi i parë. Kam frikë se me kaq nuk do të ndalemi”, deklaron Mimoza Ahmetaj./Gazeta Blic/


