Sporti

Miloti dhe Werderi në Bundersliga 2

05/22/2021 17:30
nga:E K

Werder Bremen u mposht në xhiron e fundit në shtëpi nga Borussia Monchengladbach me rezultat 2-4.

Me këtë rezultat skuadra e Milot Rashicës ka rënë nga liga elitare e Gjermanisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë takim Milot Rashica realizoi gol në minutën e 82’të të takimit, megjithatë goli i tij nuk mjaftoi të mbaj skuadrën e tij në Bundersliga.

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen.

Për sulmuesin kosovar kanë shprehur interesime shumë klube evropiane, ndër klubet më të interesuara për të është skuadra angleze, Aston Villa.

/GazetaBlic Sport/