Galatasray e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Kupën e Turqisë.
Milot Rashica do të luajë nga minuta e parë në takimin ndaj Alanyaspor, shkruan GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi kosovar po kalon në një formë shumë të mirë në Turqi, duke fituar besimin e trajnerit Okan Buruk.
Formacioni zyrtar: Okan, Dubois, Nelsson, Emin Bayram, Emre Taşdemir, Midtsjö, Berkan, Mertens, Rashica, Yunus Akgün, Gomis
Ky takim fillon në ora 19:00.
/GazetaBlic Sport/


