Sporti

Milot Rashica titullar në derbin e madh ndaj Galatasaray

3 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Një super përballje zhvillohet sot në Superligën e Turqisë.

Dy skuadrat nga Stambolli, Besiktas dhe Galatasaray përballen me fillim nga ora 18:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Milot Rashica është në formacionin titullar tek skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, atje ku kërkon golin dhe fitoren me ekipin e tij.

Titullar tek kjo skuadër është edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ernest Muçi.

Ja formacionet e plota zyrtare:

Besiktas: Mert, Svensson, Paulista, Emirhan, Masuaku, Gedson, Chamberlain, Rashica, Muçi, Joao Mario, Rafa Silva.

Galatasaray: Muslera, Frankowski, Davinson, Abdülkerim, Eren, Torreira, Sara, Morata, Yunus, Barış, Osimhen.

/GazetaBlic Sport/