Sporti

Milot Rashica reagon pas humbjes nga Besiktasi: Synimi është i njëjtë, ne vazhdojmë drejt titullit

04/30/2023 23:19
nga:Lorik J

Skuadra e Galatasarayt pësoi humbje ndaj Besiktasit me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.

Milot Rashica bëri një reagim në rrjetet sociale, duke treguar se skuadra e tij gaboi në pjesën e dytë në pozicionimin e lojtarëve.

“Derbin e nisëm shumë mirë. Patem mundësitë tona. Kemi pasur gabime në pozicion në pjesën e dytë. Synimi ynë është i njëjtë, do vazhdojmë rrugën drejt titullit”, tha Rashica pas ndeshjes.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës bëri asist në golin e vetëm të shënuar nga Galatasaray me anë të sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.