Sporti

Milot Rashica me debutim ëndrrash në Premier League, rivalizon Liverpoolin e Xherdan Shaqirit

08/14/2021 09:22
nga:Mergim Rreci

Premier League e vazhdon aktivitetin e saj edhe sot.

Në program janë disa ndeshje, atje ku pritet të debutojë edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan GazetaBlic Sport.

Debutimi i tij nuk pritet të jetë aspak i lehtë për shkak se do të përballet me skuadrën e madhe të Liverpool.

Milot Rashica kompletoi transferimin e tij tek skuadra e promovuar në Premier Ligë këtë sezon, për një shumë rreth 9 milionë funte.

Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë titullar tek skuadra mysafire për shkak se është në prag të përfundimit të marrëveshjes me skuadrën e Lyon.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot në ora 18:30 në stadiumin “Carrow Road”, ndërsa ky është orari i ndeshjeve tjera.

E shtunë

Manchester – Leeds(13:30)

Burnley – Brighton (16:00)

Chelsea – Crystal Palace (16:00)

Everton – Southampton (16:00)

Leicester – Wolves (16:00)

Watford – Aston Villa (16:00)

Norwich – Liverpool (18:30)

/GazetaBlic Sport/