Sporti

Milot Rashica ka një dedikim pas golit të parë të shënuar me Norwichin

01/09/2022 20:39
nga:Lorik J

Milot Rashica ia kushtoi golin e tij të fitores në Emirates FA Cup kundër Charlton Athletic tifozëve të Norwich City.

Futbollisti kosovar shënoi golin e tij të parë për klubin për t’i ndihmuar ekipit në fitoren 1-0, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur për tifozët, sepse ata erdhën deri këtu dhe me të vërtetë e meritojnë këtë”, tha ai.

“Jam më i lumtur që fituam për ta sepse ata po na mbështesin javë pas jave. Ata me të vërtetë meritojnë të kthehen në shtëpi me një ndjenjë fitoreje dhe shpresoj se mund t’u japim atyre më momente si kjo.”

Unë vetëm dua dhe shpresoj që kjo të jetë pika kthese për ne dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport