Milot Rashica është transferuar edhe zyrtarisht tek Norwich City.
Sulmuesi i Kosovës, 24 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me skuadrën agnleze, përcjell GazetaBlic Sport.
Rashica arrin pas tre sezonesh e gjysmë duke luajtur në kampionatin kryesor të futbollit gjerman me Werder Bremen.
Gjatë gjithë kohës së tij me Bremen ai shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.
Një fakt interesant është se ndeshjen e parë ai do ta luajë ndaj Liverpool. Ndeshja do të zhvillohet me 14 gusht në ora 18:30.
/GazetaBlic Sport/


