Milot Rashica ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra turke, Besiktas.
Sulmuesi kosovar do të luajë tek ekipi i madh turk në sezonin e ardhshëm, ku edhe do të transferohet për më shumë se 5 milionë euro dhe do nënshkruajë kontratë tri vjeçare, me vlerë prej 2 milionë euro në vit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rashica mbërriti dje në Stamboll, ku u prit nga disa tifozë të Besiktasit.
Lojtari kosovar dukej i lumtur me mikpritjen.
Më poshtë keni pamjet kur ai mbërriti në aeroportin e Stambollit:
?? Milot Rashica, Beşiktaş için İstanbul'a geldi! ? pic.twitter.com/qrjyxsKhVR
— A Spor (@aspor) August 15, 2023


