Sporti

Milot Rashica dhuron super asist për Icardin, Galatasaray në epërsi ndaj Besiktasit

04/30/2023 18:32
nga:Genita C

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar golin e epërsisë ndaj Besiktasit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.

Golin për 0 me 1 e shënoi sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi në minutën e 20’të.

Icardi shënoi pas një asisti fantastik nga lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.