Sporti

Milot Rashica arrinë marrëveshje me Schalken?

06/13/2022 14:56
nga:E K

Aventura e Milot Rashicës në Angli duket të marrë fund shpejtë.

Vetëm një vit pas kalimit të tij nga Werder Bremen te Norwich City, sulmuesi kosovar duket se po largohet nga këta të fundit.

Burime të GazetaBlic Sport, raportojnë se Milot Rashica është afër arritjes së marrëveshjes me klubin gjerman Schalke.

Schalke këtë edicion ka siguruar promovimin në ligën elitare gjermane, Bundesliga.

Kujtojmë që kosovari është paraqitur 31 herë për Norwich Cityn duke shënuar vetëm një gol në proces.

/GazetaBlic Sport/