Sporti

Milot Avdyli vendimtar në derbin zviceran, futbollisti kosovar realizoi gol të bukur

01/31/2024 11:12
nga:Lorik J

Skuadra e Aarau ka fituar dje derbin ndaj Baden në Swiss Challange League.

Futbollisti kosovar, Milot Avdyli ishte vendimtar me golin e tij të shënuar në këtë sfidë, përcjell GazetaBlic Sport.

Avdyli ka shënuar golin e dytë të Aarau në këtë sfidë, pas një goditje shumë të bukur.

Në fund, Aarau fitoi takimin me rezultatin 1-2 dhe Avdyli tregoi edhe njëherë cilësitë e tij në Zvicër.

Ja pamjet nga goli i shënuar: