Sporti

Milot Avdyli transferohet në Ukrainë te Vorskla Poltava

01/03/2025 13:28
nga:N K

Milot Avdyli ka ndryshuar ambient gjatë merkatos së janarit.

Nga Aarau në Zvicër, futbollisti kosovar është transferuar në Ukrainë te skuadra Vorskla Poltava.

Kjo është konfirmuar nga klubi zviceran përmes një komunikate për media.

22-vjeçari kosovar u transferua nga KF Trepça 89 në atdheun e tij në Brügglifeld afro katër vite më parë, duke u bërë një nga lojtarët me më shumë kohë shërbimi në ekipin e trajnerit kryesor Brunello Iacopetta.

Në total, Avdyli – i cili së fundmi është emëruar kapiten i ekipit U21 të Kosovës – ka luajtur në 109 ndeshje.

Gjatë kësaj kohe, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dhjetë asistime me fanellën e FCA-së.