Sporti

Milot Avdyli një kapiten i vërtetë, realizon eurogol nga fauli për Kosovën U21

10/15/2024 18:40
nga:Lorik J

Milot Avdyli ka shënuar eurogol për kombëtaren e Kosovës U21 në ndeshjen e sotme ndaj Estonisë.

Kapiteni i kombëtares tonë ka realizuar gol fantastik nga goditja e lirë, duke ngushtuar avantazhin e vendasve, shkruan GazetaBlic Sport.

Eurogoli nga Milot Avdyli u realizua pas 76 minutave lojë.

Rezultati aktual i takimit është 2-1 për vendasit.

Ja goli: