Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për siç u shpreh ai mikpritjen.
“Këtë vizitë e shoh si mundësi të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas Gjukanoviqit, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje, u hap perspektivën drejt Bashkimit Evropian.
“Ne jemi bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, dhe në këtë drejtim ne si dy shtete duhet ta mbështesim njëra- tjetrën”, tha ai.
Presidenti malazez ka theksuar se Mali i Zi e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se Kosova duhet të jetë konsistente në dialogun me Serbinë, sepse siç tha ai, tek e fundit kjo nuk është çështje vetëm e Prishtinës e Beogradit, por e tërë rajonit.


