Sporti

Milner thyen rekordin absolut – luan sezonin e tij të 23-të në Premier League!

08/19/2024 16:33
nga:Lorik J

Futbollisti i Brighton, James Milner është unik në ligën më të fortë angleze. Ai ishte titullar në ndeshjen me Everton dhe kështu nisi zyrtarisht sezonin e 23-të në Premier League.

Asnjë futbollist në historinë e kampionatit më të fortë anglez nuk e ka bërë ndonjëherë këtë.

Duke bërë këtë, ai theu rekordin e Ryan Giggs për më së shumti sezone të luajtura në Premier League.

Akoma më interesante, trajneri i Brighton, Fabian Hirtzeler ishte vetëm nëntë vjeç kur Milner bëri debutimin e tij në Premier League në 2002.

Milner luajti tetë sezone për Liverpool, pesë për Manchester Cityn, tre për Newcastle dhe Aston Villa, nga dy për Leeds dhe Brighton.

/GazetaBlic Sport