Lajme

Miliona njerëz festojnë Kurban Bajramin në mbarë botën

06/28/2023 12:58
nga:Y I

Myslimanët në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit që shënon fundin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Përndryshe, Kurban Bajrami është një nga festat më të mëdha në kalendarin islamik, shkruan aljazeera.com, transmeton klankosova.tv.

E njohur si “Festa e Sakrificës”, kremtimi përkon me ritet e fundit të Haxhit vjetor në Arabinë Saudite.

Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e Profetit Abraham për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Besimi thotë se Zoti ia kurseu djalin duke vendosur një dash në vend të tij.

Dita shënohet me flijimin e një kafshe, zakonisht dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit ndërmjet fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.


Palestinezët festojnë ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, në qytetin e vjetër të Jerusalemit. [Ammar Awad/Reuters]

Fëmijët bashkohen me prindërit e tyre në lutjet e Kurban Bajramit në një zonë të hapur në qytetin e Gazës. [Mustafa Hasson/Anadolu]


Myslimanët kryejnë lutjet e Kurban Bajramit në Qendrën Islamike Yildiz të rajonit të Holandës së Jugut të Bashkësisë Islame (IGMG) në Schiedam, Holandë. [Abdullah Aşıran/Anadolu]