Arkadiusz Milik mund të jetë i lumtur!
Sulmuesi polak mund të dënohej nga Komisioni i Serisë A për disa ndeshje për kartonin e kuq që mori ndaj Empolit. Për fat të mirë të tij, komisioni vendosi të mos e dënojë polakun me një denim shtesë përtej pezullimit me një ndeshje për kartonin e kuq direkt, përcjell GazetaBlic Sport.
Milik duke dashur të shpëtojë topin, ka sulmuar kundërshtarin me një goditje me rrëshqitje. Ai e mbajti këmbën lart mbi tokë, ndaj Alberto Cerri e ndjeu shumë përplasjen. Lojtari i Empolit ra në fushë dhe bashkëlojtarët e tij kërkuan karton të kuq për Milik. Arbitri fillimisht i dha karton të verdhë sulmuesit të Juventusit, por pas informacioneve të VAR-it ai ndryshoi mendje. Polaku është dashur të largohet nga fusha në minutën e 18-të të ndeshjes.
Sulmuesi nuk u ndëshkua shtesë nga Komisioni, që do të thotë se do të humbasë vetëm ndeshjen e madhe kundër Interit.
/GazetaBlic Sport