Sulmuesi i Juventusit, Arkadiusz Milik, befasoi një tifoz të Bianconerëve pasi shënoi një gol në derbin kundër Torinos të shtunën, duke i dhuruar atij fanellën.
Sulmuesi polak pas derbit takoi një tifoz të moshuar të Bianconerëve dhe i dha atij fanellën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë jam një tifoz i madh i yti, më bëre të qaj me golin tënd sot”, i tha tifozi i Juventusit Milik pasi e përqafoi.
“Të solla një dhuratë të vogël”, tha Milik, duke ia lënë fanellën tifozit së emocionuar.
Milik, 29 vjeç, ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje me Zonjën e Vjetër këtë sezon. Ai u kthye në Torino në një transferim të përhershëm verën e kaluar pas një huazimi një vjeçar.
/GazetaBlic Sport
Emozioni a tinte bianconere ?? ? pic.twitter.com/4m1IC1ezjl
— JuventusFC (@juventusfc) October 8, 2023


