Lajme

Miliçeviq: Ka mundësi për destabilizim të situatës në veri

11/18/2022 11:48
nga:G B

Instituti Demokratik i Kosovës po mban diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”. Në këtë diskutim, po marrin pjesë Mimoza Kusari-Lila – LVV, Lulzim Peci – KIPRED, Miodrag Miliçeviq – AKTIV, amabasadorë të vendeve perëndimore të akredituar në Kosovë, e përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile në vend.

I pranishëm në këtë panel diskutimi mbi këtë temë ishte edhe Miodrag Miliçeviq nga Organizata Joqeveritare “Aktiv”.

Sa i përket çështjes së targave të automjeteve, ai tha se kjo është një gjë e rëndësishme për serbët lokalë.

Sipas tij, kjo çështje ka ndikuar shumë tek ata, ndonëse nuk ka ndodhur brenda natës.

“Kjo çështje ka ndodhur në mungesë të komunikimit të përbashkët”, u shpreh Miliçeviq.

Sipas tij, çka është  me rëndësi në këtë moment, është eleminimi i të gjitha  problemeve dhe të gjendet një zgjidhje për situatën në veri.

“Ekziston mundesi e madhe për destabilizim të situatës”, tha ai.