Sporti

Milevski: Futbollistët tanë duhet ta shijojnë këtë ndeshje historike

03/23/2022 21:39
nga:L J

Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski nga Palermo ka potencuar se janë gati për të shijuar sfidën historike. Sipas tij, futbollistët e Maqedonisë respektojnë kundërshtarin dhe besojnë se do të japin maksimumin në sfidën e së enjtes.

“Secila kombëtare ka kualitetin e vet dhe nuk duhet të dallojmë ndonjë kombëtare se si të luajë Maqedonia. Secila kombëtare është ndryshe dhe nuk do të dalloja ndonjë kombëtare, e cila mund të shfrytëzojmë për këtë përballje.

E kam thënë edhe më herët se ajo ndeshje në Torino me këtë nuk ka lidhje , pasi që ajo ishte eliminatore dhe ky zhvillohet për Botërorin në Katar. Nuk dua të flas në atë temë. Jam i kënaqur që kemi futbollist të tillë që janë të jashtëzakonshëm. Dilema nuk kam dhe besojë se të gjithë do të jenë gati për ndeshjen, pasi që të kryejmë stërvitjen. Maqedonia tregoi kualitetin në eliminatoret dhe presim që këtë të përcjell në përballjen e ardhshme.

Unë jam realist dhe nisem nga radhët e mia. Maqedonia para se gjithash ka një qëllim që të jetë në të ardhmen të jetë konkurrentë në eliminatore evropiane dhe botërore. Mendojë se është herë që të jemi kremi I futbollit evropian, dhe jemi ende larg, por sigurisht se kemi kualitet dhe potencial që të jemi sa më afër kremit të futbollit evropian.

Ne jemi të gatshëm për çdo skenar. Për Mançinin mund të them se e respektojë punën e tij dhe ai është më meritor për kurorën evropiane. Sigurisht se edhe ai por edhe ne kemi strategjinë e lojës.

Maqedonia beson se ka forcë për të luajtur në kohën shtesë, pasi që futbollist janë në formë të mirë te skuadrat e tyre ku luajnë. Porosia ime ndaj futbollistëve do të ishte që të kënaqen në ndeshjen historike”, ka deklaruar Milevski.

Takimi mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër me fillim prej ora 20:45.