Lajme

Milazim Krasniqi dhe gruaja e tij lirohen nga spitali pas infektimit me koronavirus

04/23/2021 18:33
nga:M K

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi dhe gruaja e tij, Edibe Krasniqi, janë liruar nga spitali pas disa ditëve trajtim nga infektimi me koronavirus, shkruan Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjete sociale.

Ai ka thënë se trajtimi i tyre do të vazhdojë në shtëpi, teksa ka falenderuar mjekët për kujdesin e treguar ndaj tyre.

Shkrimi i plotë nga Milazim Krasniqi:

Miq te respektuar! Edibja dhe une u liruam nga spitali dhe u kthyem ne banese. Ne jemi mire, por na duhet ta vazhdojme terapine edhe disa dite, shkaku i komplikimeve qe patem. Une i kam te demtuara ende edhe kordat zanore, andaj kerkoj mirekuptim qe nuk mund t’u pergjigjem telefonatave.
U falenderojme nga zemra une, Edibja dhe familja jone per gjithe ate interesim dhe solidarizim qe keni deshmuar ndaj nesh. Perjete u jemi mirenjohes! Gjithe te mirat te gjitheve! Qofshi ne paqe dhe nen mbrojtjen e Zotit meshireplote! Mirupafshim!

LEXO EDHE:

Vizita e Maas, vazhdimësi e qëndrimit gjerman kundër ndryshimit të kufijve

/GazetaBlic/